Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari, ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm.
Këngëtari popullor Iliya Lukov do të prezantojë në datat 8 dhe 9 tetor projektin e tij të ri “Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë” në qytetin e Korçës dhe Elbasanit, mësuam nga një publikim i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Ai do të dalë në skenë së bashku me këngëtaret e muzikës popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valeria Momçillova, si dhe me grupin e valltarëve "Mezdra".
Në kërkim të pikave të kontaktit me këngën dhe vallet popullore shqiptare, në projektin e ri muzikor të Iliya Lukovit, së bashku me këngëtaret popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valerija Momçilova dhe grupin e valltarëve "Mezdra", do të përfshihen ansamble dhe interpretues shqiptarë.
Ansambli artistik “Skënderbeu” dhe këngëtarja e muzikës popullore Laxarela Deti do të performojnë në skenën e Korçës, kurse në Elbasan - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Isuf Myzyri”, këngëtarët folklorikë vëllezërit Zena, Eglantina Toska dhe Dritan Mustafaraj.
Një pikë e veçantë në program do të jenë përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare, të cilët do të prezantojnë në skenë edhe disa nga këngët dhe vallet e tyre tradicionale.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..