Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Sofjes hap dyert për dimensionet e panjohura të shkencës

Foto: beautifulscience.bg

Edicioni i 12-të radhazi i Festivalit të Shkencës në Sofje mbahet më 8 dhe 9 tetor 2022 në Sofja Teh Park me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë dhe të huaj. Programi i këtij viti përfshin diskutime, demonstrime dhe punëtori interaktive.


Vizitorët do të shikojnë zbulimet më të fundit në fusha të ndryshme të shkencës. Ata do të mësojnë detaje rreth hulumtimit të Tokës nga distanca dhe se si duken ndryshimet klimatike nga hapësira; do të gjurmojnë hapat e studiueses së National Geographic Gergana Daskalova nga Arktiku deri në fshatrat e shkreta bullgare; do të studiojnë gjuhën e kafshëve, së bashku me Katerina Zareva, drejtuese e qendrës ekologjike shkencore dhe arsimore në Kopshtin Zoologjik Metropolitane


Tema e inteligjencës artificiale do të preket gjithashtu dhe Prof. Franz Renz nga Instituti i Kimisë Inorganike në Universitetin Leibniz të Hannoverit dhe një pjesëmarrës në misionin e roverit kërkimor të NASA-s do të zbulojnë pamjen e perëndimeve mahnitëse të gjelbrat-blu mbi kodrat e kuqe të Marsit.


Festivali shkencor përfshin gjithashtu një sërë ngjarjesh që synojnë nxënësit dhe brezin e ri kureshtar.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: beautifulscience.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD