Të martën do të fillojë me temperatura minimale ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje – rreth 9°. Dukshmëria paradite do të jetë e zvogëluar në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të shtohen gjatë ditës nga perëndimi dhe në mesditë do të ketë reshje shiu. Pas drekës reshjet do të përfshijnë edhe Bullgarinë Qendrore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22°, në Sofje deri në 17°.
Do të mbajë mot me diell përgjatë Detit të Zi me vranësira të shpërndara të larta që do të trashohen. Temperaturat maksimale do të jenë 20-22°. Uji i detit do të jetë 17-19°. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.
Mbi malet do të mbajë vranësira dhe në mesditë do të ketë reshje shiu në masivet perëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 14°, në 2000 m deri në 7°.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira, pa ndryshim të temperaturave, ndërsa reshjet do të dobësohen.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..