Rezultatet e regjistrimit kombëtar të popullsisë nga shtatori i vitit të kaluar, të dhënat e të cilit u shpallën zyrtarisht më 3 tetor, ripohuan tendencat shqetësuese demografike, për të cilët analistët alarmojnë që prej vitesh. Në një dekadë popullsia e Bullgarisë u ul me më shumë se 844 mijë veta deri më 6.519 milion,
ku gratë janë pak më shumë se 3.383 milionë dhe burrat pak më shumë se 3.136 milionë.
Mesatarisht, Bullgaria po zvogëlohet me 55-60 000 njerëz në vit, por rënia e shënuar për dhjetëvjeçarin është edhe më e madhe se sa pritej, komentoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Prof. Georgi Bërdarov, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Gjeografisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe një shkrimtar. Faktori kryesor për këtë tablo demografike në Bullgari nuk është nataliteti, por mortaliteti, madje edhe para pandemisë, theksoi ai.
Gjatë gjithë periudhës vendi ynë regjistronte një rritje negative, piku i së cilës ishte në vitin 2021 (-90 317 veta). Për këtë periudhë 344 mijë bullgarë u larguan nga kufijtë e vendit. Të dhënat tregojnë, se të dy faktorët kanë një rol pothuajse të barabartë në këtë trend negativ demografik – 59.3 për qind janë rezultat i rritjes negative dhe 40.7 për qind si rezultat i migrimit të jashtëm.
Një tjetër tendencë që bie në sy në të dhënat statistikore është plakja e popullsisë, me afro një milion njerëz më pak në moshë pune për periudhën e raportuar:

“Në grupmoshën 15-64 vjeç, popullsia është 4 milionë e 69 mijë dhe është ulur me 955 mijë persona në këto 10 vite - tha Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë “Statistikat Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të Statistikave. - Sot, për çdo 100 të rritur të pavarur (grupmosha 15-64 vjeç), ka 60 persona në grupmoshën të varur - nga 0-15 dhe mbi 65 vjeç. Fëmijët janë 917 mijë. Vetëm për krahasim – në regjistrimin e vitit 1900 mbi 40 për qind e popullsisë ishin fëmijë nën 14 vjeç, ndërsa në vitin 2021 fëmijët në vendin tonë janë mezi 14 për qind e popullsisë.”

Nga Instituti Kombëtar i Statistikave theksojnë, se informacioni për popullsinë në territorin e Bullgarisë është i rëndësishëm në mënyrë që politika kombëtare të marrë parasysh këto fakte në të ardhmen. Sipas nevojave të popullsisë, shkollat, spitalet, kopshtet do të hapen ose mbyllen.
Vallë a ka shkretëtira demografike në vendin tonë?
Te data 7 shtatori 2021 në qytetet e Bullgarisë banojnë 4.700 milion veta, ndërsa në fshatrat – 1.738 milion. Ka 199 vendbanime të cilët ekzistojnë në hartën e vendit, por në të cilët nuk ka popullsi. Ata janë në rajonet e qyteteve Gabrovo, Veliko Tërnovo, Kjustendill, Kërxhali, Smoljan etj. – saktëson Magdalena Kostova:
“Popullsia e rajonit të qytetit të Sofjes u ul më së paku - vetëm 1.3 për qind, dhe ka 1.274 milion njerëz. Pasojnë qytetet Plovdiv, Varna dhe Burgas – 41 për qind e popullsisë jeton në të katër rajonet.”

99.1 për qind e popullsisë së vendit janë shtetas bullgarë, evidenton edhe Statistika Kombëtare. Prej tyre 0.5 për qind kanë shtetësi të dyfishtë, ndërsa të huajit – shtetas të BE-së tek ne janë 10 549 (0.2 për qind e popullsisë). Shtetasit e vendeve jashtë BE-së janë 0.7 për qind, ndër të cilët më shumë janë nga Federata Ruse, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Siria, Kina dhe të tjerë. Në Sofje banojnë 30 për qind e shtetasve të huaj, ndër të cilët mbizotërojnë njerëzit në moshë aktive.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..