Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi Popovska, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Rumen Radev. Akti i dha fund periudhës më shumë se dyvjeçare në të cilën Shkupi nuk kishte përfaqësues në Sofje. Në prill të vitit 2020, ambasadorit të mëparshëm Marijan Gijorçev i skadoi mandati. Në vend të tij nuk u dërgua asnjë zyrtar i ri, gjë që pengoi më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Më 9 shtator 2022, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për emërimin e Popovska. Ajo e mori agrementin në mars të këtij viti.
Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shkupit në janar të vitit 1992 dhe që nga atëherë mbështet shtetin fqinj ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht në shumë kohë të vështira.
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..