Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje – 11°. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta shiu në pjesën perëndimore. Pas mesditës në gjysmën lindore të vendit retë do të shpërndahen. Temperaturat maksimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje – 16°.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Mbi 2300 m lartësi do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 12°, në 2000 m rreth 6°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme, pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 17-19°, e njëjtë me temperaturën e ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.
Ditën e enjte dhe të premte moti do të jetë i pandryshuar.
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..