A duhet ftuar në hapjen e sezonit të ri parlamentar ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova? Kjo çështje u bë shkak për mosmarrëveshje të ashpra mes deputetëve të Legjislaturës së re të 48-të të Kuvendit Popullor para fillimit të punimeve më 19 tetor. “Bullgaria Demokratike” propozoi që ambasadorja e Federatës Ruse, Eleonora Mitrofanova, të mos jetë në mesin e zyrtarëve të ftuar. Ndërkohë, Bullgaria Demokratike njoftoi se do të paraqesë në parlament një projektvendim për dërgimin e ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë. Propozimi i saj u mbështet vetëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Vëzrazhdane” kundërshtuan, kurse formacionet e tjera nuk kanë mbajtën qëndrim.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, sepse do të rrisë edhe më shumë tensionin mes Bullgarisë dhe Rusisë”, tha “Vëzrazhdane”. Më pas, dhe GERB njoftuan në Facebook se janë kundër pranisë së ambasadores ruse në seancën e parë të parlamentit.
Protokolli kërkon që në seancën e parë të Kuvendit Popullor të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, saktëson bTV.Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..
Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...