A duhet ftuar në hapjen e sezonit të ri parlamentar ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova? Kjo çështje u bë shkak për mosmarrëveshje të ashpra mes deputetëve të Legjislaturës së re të 48-të të Kuvendit Popullor para fillimit të punimeve më 19 tetor. “Bullgaria Demokratike” propozoi që ambasadorja e Federatës Ruse, Eleonora Mitrofanova, të mos jetë në mesin e zyrtarëve të ftuar. Ndërkohë, Bullgaria Demokratike njoftoi se do të paraqesë në parlament një projektvendim për dërgimin e ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë. Propozimi i saj u mbështet vetëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Vëzrazhdane” kundërshtuan, kurse formacionet e tjera nuk kanë mbajtën qëndrim.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, sepse do të rrisë edhe më shumë tensionin mes Bullgarisë dhe Rusisë”, tha “Vëzrazhdane”. Më pas, dhe GERB njoftuan në Facebook se janë kundër pranisë së ambasadores ruse në seancën e parë të parlamentit.
Protokolli kërkon që në seancën e parë të Kuvendit Popullor të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, saktëson bTV.Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°...
Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor..
Në Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar..
Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes...