BE-ja është e gatshme t’i japë Bosnjë-Hercegovinës statusin e kandidatit, ka rekomandime edhe për vendet e tjera të Ballkanit
Komisioni Evropian shpalli vlerësimin e tij për progresin e vendeve të Ballkanit në integrimin evropian. Komisioni rekomandon që Këshilli i BE-së t’i japë Bosnjë-Hercegovinës statusin e kushtëzuar të kandidatit nëse ndërmerren një sërë hapash për të forcuar demokracinë, institucionet shtetërore, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Malit të Zi i kërkohet të tregojë progres në fusha të tilla si liria e shprehjes dhe liria e medias, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe besimi në sistemin gjyqësor.
Serbisë i kërkohet të korrigjojë mangësitë në sistemin gjyqësor, lirinë e medias dhe të tubimit, dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kundër të gjitha formave të dezinformimit. Për Beogradin tregohet si prioritet që të sjellë politikën e tij të jashtme në politikën e përbashkët të BE-së.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut thuhet të vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet e tyre për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Nga Shkupi kërkohet të zbatojë në mirëbesim Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, të përmirësojë dhe të zbatojë legjislacionin kundër gjuhës së urrejtjes. Tirana duhet të trajtojë çështjet e minoriteteve.
Për Kosovën thuhet se i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e regjimit të vizave.
Turqisë i rekomandohet ndryshimi i trendit negativ me dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe bilancit në sistemin politik dhe theksohet se për shkak të problemeve të sigurisë në Mesdheun Lindor, procesi i negociatave është në ngecje.
Holanda mbetet e heshtur për anëtarësimin rumun në Shengen
Gjatë vizitës së kryeministrit holandez Mark Rutte në Rumani, presidenti rumun Klaus Johanis tha se nëse vendi nuk hyn në zonën Shengen në vitin 2022, mund të ketë një rritje të euroskepticizmit tek rumunët, njoftoi televizioni Digi 24. Rutte theksoi se Holanda “në parim” nuk është kundër pranimit të Rumanisë në Shengen, por se ai duhet të bëhet në një “mënyrë të drejtë dhe transparente”. I pyetur nëse është dakord që Rumania të bashkohet në vitin 2022, Rutte tha: “Nuk mund t’ju jap një afat”.
Tirana kërkon që PACE të rishikojë akuzat ndaj UÇK
Në një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri thirrje asamblesë të tërheqë raportin e Dick Marty për tregtinë e organeve në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në vitet 90-të të shekullit XX. Ai tha se akuzat kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për trafikim të organeve njerëzore ishin të turpshme dhe krimi nuk ishte kryer kurrë. Sipas Ramës, raporti i senatorit zviceran dhe ish-raportues të Asamblesë, Dick Marty, u prodhua në Kremlin dhe më pas qarkulloi nëpër kanalet ndërkombëtare. Në shenjë proteste ndaj deklaratës së Ramës, kryesia e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës anuloi darkën e planifikuar të punës me kryeministrin shqiptar.
Një kabllo elektrike po vendoset midis Qipros dhe BE-së, nisi trageti Izmir-Selanik
Filloi zyrtarisht nga puna ndërtimi i seksionit të interkonjeksionit të energjisë elektrike euroaziatike midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ai do të lidhë rrjetet energjetike të Greqisë, Qipros dhe Izraelit përmes kabllos më të gjatë elektrike nënujore në botë, njoftoi ANA-MPA news. Ndërkohë pas një vonese 6-vjeçare u hap linja e tragetit mes qytetit turk të Izmirit dhe qytetit grek të Selanikut. Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Izmirit, tragetet do të lëvizin nga Selaniku në Izmir të hënën, të mërkurën dhe të premten. Lundrimi do të jetë rreth 12-13 orë. Çmimi i një bilete vajtje-ardhje do të jetë nga 81 deri në 95 euro.
Parlamenti turk kufizoi lirinë e medias
Parlamenti turk miratoi ligjin e shtypit. Sipas nenit 29 të ligjit, gazetarët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kërcënohen me burgim deri në 3 vjet për “përhapje të informacionit të rremë ose mashtrues që cenon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit, pra ata që mund të shkaktojë dëm në fushën e shëndetit publik, prishin rendin publik, fusin frikë apo panik në mesin e popullatës”, njoftoi AFP. Shumica qeverisëse e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partia e Veprimit Nacionalist miratuan ligjin. Në foltoren e Kuvendit, në shenjë proteste kundër kufizimit të lirisë së fjalës, deputeti Burak Erbej nga Partia Popullore Republikane i theu telefonin me çekiç.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ЕPА/BGNES, ec.europa.eu, pace.coe.int, rayhaber.com, ft.comTurqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..