Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut: Klubi bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir ushtron diskriminim

Klubi Bullgar "Ivan Mihajllov", Manastir
Foto: BGNES

Shoqata bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir bëri diskriminim në baza kombëtare dhe etnike. Këto janë konkluzionet e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Maqedonisë së Veriut, i cili inspektoi shoqatën. Rezultatet e kontrollit, i bëri të ditur kryetarja e komisionit, Vesna Bendevska, cituar nga mediat maqedonase. Komisioni i jep shoqatës 45 ditë kohë për të hequr elementet e diskutueshme në emrin, statusin dhe programin e saj dhe brenda 30 ditëve shoqata duhet të heqë nga faqja e saj në Facebook të gjitha postimet që shkaktojnë shqetësime në formën e udhëzimeve për veprën dhe ideologjinë e Ivan Mihajllov.

Në verë klubit iu vu zjarri. Dëmi ishte material, dhe autori Llambe Allabakovski mori një dënim me kusht.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Shpallen Fituesit e Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”

Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..

botuar më 25-10-28 9.40.MD

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..

botuar më 25-10-27 5.54.MD