Norma vjetore e inflacionit u përshpejtua për të 19-in muaj radhazi dhe arriti në 18.7 për qind në shtator krahasuar me 17.7 për qind në gusht, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli i tij më i lartë që nga viti 1998, kur vendi ynë po dilte nga një periudhë hiperinflacioni.
Inflacioni mujor është 1.2 për qind, dhe inflacioni nga fillimi i vitit arrin 14 për qind. Në shtator, çmimet e arsimit u rritën më së shumti - me 5.4 për qind, pasuar nga çmimet e banesave, ujit, rrymës, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera - me 4.2 për qind, dhe produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike - me 2.3 për qind. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për argëtim dhe kulturë ranë me 4.6 për qind, për transport me 2.9 për qind dhe për komunikim me 1.8 për qind.
Indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet nga shporta e vogël u rrit me 2.9 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe me 17.4 për qind që nga fillimi i vitit.
Inflacioni vazhdon të tejkalojë rritjen e të ardhuraveMinistria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..