Kievi raportoi sulme të reja ruse këtë mëngjes në qytetet e Ukrainës. Ushtria ruse kreu sulme me dron kamikaze në Ukrainë mbrëmë në valën e tretë të sulmeve të ditës, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të rregullt me video. Kryetarët e dy periferive të Kievit konfirmuan se forcat ukrainase kanë rrëzuar dronët rusë rreth kryeqytetit. Zyrtarët në rajonin jugor të portit të Detit të Zi të Odesës raportuan gjithashtu sulme me dronë rusë. Presidenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë këtë terror dhe t'i sigurojë vendit të tij më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për gënjeshtra lidhur me informacionin e përhapur se dronët iranianë nuk janë përdorur në sulmet ruse në Ukrainë, raportoi Reuters. "Ka prova të shumta të përdorimit të tyre nga Rusia kundër objektivave ushtarake dhe civile," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke theksuar se ndoshta Teherani është duke menduar për t’i shitur më shumë armë të tilla Moskës. “Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe tregtisë së armëve të Iranit”, tha Karin Jean-Pierre.
Një avion luftarak supersonik rus SU-34 u përplas në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin jugor rus të Ejskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Agjencisë RIA, incidenti i shkaktuar nga zjarri në një nga motorët ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët arritën të tërhiqen. Ndërkohë, një top i madh zjarri u pa duke u ngritur nga ndërtesa. Sipas autoriteteve lokale, 13 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, dhe 19 u plagosën rëndë.Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..