Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia sulmon sërish Ukrainën me dronë kamikaze

Foto: EPA/BGNES

Kievi raportoi sulme të reja ruse këtë mëngjes në qytetet e Ukrainës. Ushtria ruse kreu sulme me dron kamikaze në Ukrainë mbrëmë në valën e tretë të sulmeve të ditës, tha Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të rregullt me ​​video. Kryetarët e dy periferive të Kievit konfirmuan se forcat ukrainase kanë rrëzuar dronët rusë rreth kryeqytetit. Zyrtarët në rajonin jugor të portit të Detit të Zi të Odesës raportuan gjithashtu sulme me dronë rusë. Presidenti ukrainas i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë këtë terror dhe t'i sigurojë vendit të tij më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për gënjeshtra lidhur me informacionin e përhapur se dronët iranianë nuk janë përdorur në sulmet ruse në Ukrainë, raportoi Reuters. "Ka prova të shumta të përdorimit të tyre nga Rusia kundër objektivave ushtarake dhe civile," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke theksuar se ndoshta Teherani është duke menduar për t’i shitur më shumë armë të tilla Moskës. “Uashingtoni do të vazhdojë të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe tregtisë së armëve të Iranit”, tha Karin Jean-Pierre.

Një avion luftarak supersonik rus SU-34 u përplas në një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në qytetin jugor rus të Ejskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Agjencisë RIA, incidenti i shkaktuar nga zjarri në një nga motorët ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët arritën të tërhiqen. Ndërkohë, një top i madh zjarri u pa duke u ngritur nga ndërtesa. Sipas autoriteteve lokale, 13 persona humbën jetën, mes tyre tre fëmijë, dhe 19 u plagosën rëndë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria mbështetet nga 39% dhe nuk miratohet nga 29% e votuesve

Mbështetja për GERB është 26.0%. Lideri i partisë Bojko Borisov ka besimin më të lartë midis politikanëve me 24.4%, por gjithashtu mosbesim të konsiderueshëm me 49.4%, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë “Alpha Research” të kryer nga 15 deri..

botuar më 25-01-23 12.06.MD
Stanisllav Anastasov

Deputetët refuzuan të diskutojnë aktivitetet e OJQ-ve amerikane në parlament

Deputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..

botuar më 25-01-23 11.39.PD

Parashikimi i motit për 23 janarin

Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës dukshmëria do të përmirësohet, vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të vijojë mot kryesisht me..

botuar më 25-01-22 7.40.MD