Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

50 vjet Bullgari - vend hapësinor

| rinovuar më 22-10-19 7.32.MD
Foto: space.bas.bg

Më 19 tetor Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënoi solemnisht 50-vjetorin nën moton “Bullgaria - një vend hapësinor”.

Në këtë aktivitet asistoi edhe presidenti Rumen Radev. Ai theksoi se mbështetet në ekspertizën e institutit për krijimin e Qendrës Kombëtare Hapësinore për Vëzhgim, Koordinim dhe Menaxhim. Projekti u propozua nga institucioni presidencial gjatë diskutimit të Planit të Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit dhe KE miratoi financimin për të.

Më 1 dhjetor 1972 u dërgua në Kozmos ​​aparati i parë shkencor bullgar Pribor-1 (P-1), i krijuar nga shkencëtarë dhe specialistë bullgarë. Falë të dhënave që dërgon në Tokë, Bullgaria njihet si një vend hapësinor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global

Një studim nga INSAIT (Instituti për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë) në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” u nderua si një artikull kryesor në një nga ngjarjet më prestigjioze në botën e inteligjencës..

botuar më 25-10-08 2.54.MD

Njohje e madhe për të rinjtë në shkencat kompjuterike përmes çmimit presidencial "John Atanasoff"

Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..

botuar më 25-10-08 7.10.PD

Dhoma e Arkitektëve: Ndërtimi i pakontrolluar dhe mosveprimi institucional janë shkaku i përmbytjeve

Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..

botuar më 25-10-07 4.40.MD