NATO-ja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët e ardhshme për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë dronët iranianë, që Rusia po përdor kundër infrastrukturës kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë i thanë Reuters se Teherani ka premtuar për t’i dërguar Rusinë raketa dhe më shumë dronë.
Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba i ka propozuar presidentit Volodimir Zelenski që vendi i tij të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se Republika Islamike furnizon Rusinë me armë që përdoren në Ukrainë. Sipas pohimeve të Kievit, sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas janë kryer me ndihmën e dronëve iranianë Shahed-136, megjithëse Kremlini dhe Teherani e mohojnë këtë. “Fakti që Rusia po i drejtohet Iranit për një ndihmë të tillë është një njohje nga Kremlini për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, komentoi Zelenski. "Ukraina do t'i dërgojë një notë zyrtare qeverisë izraelite me një kërkesë për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore", tha ministri i jashtëm ukrainas.
Rusia duhet të njihet jo vetëm si sponsor i terrorizmit, por edhe si një shtet terrorist, kërkuan shumica dërrmuese e eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg. Disa prej tyre madje kërkuan që diplomatët rusë të dëbohen nga Evropa.
Ndërkohë, autoritetet ruse në rajonin e pushtuar Herson urdhëruan evakuimin e banorëve të katër komunave pranë frontit. Kreu i administratës pro-Kremlinit në rajon, Vladimir Saldo, akuzoi forcat ukrainase se planifikojnëMë shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë...
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..