Kuvendi i 48-të Popullor u hap me një mbledhje solemne në prani të tre presidentëve, ambasadorëve dhe politikanëve të dikurshëm dhe aktualë. Sipas traditës, një fjalim të shkurtër mbajti deputeti më i moshuar - Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij për të qenë të përgjegjshëm. Ai vuri në dukje se rruga më e lehtë është agresioni dhe mohimi, por nënvizoi se agresioni lind vetëm agresion. " E dimë gjithashtu se të zhytur në kriza dhe probleme të përditshme shpesh humbasim drejtimin”, shtoi doajeni i Parlamentit.
Përfaqësuesit e popullit u betuan se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, më pas dëgjuan himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Evropës. Deputetët e partisë “Vëzrazhdane” u ulën kur filloi “Oda e Gëzimit”.
E ndërsa në Kuvend përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare mbajnë fjalimet e tyre, rreth godinës janë mbledhur dy grupe protestuesish.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit,..