Kuvendi i 48-të Popullor u hap me një mbledhje solemne në prani të tre presidentëve, ambasadorëve dhe politikanëve të dikurshëm dhe aktualë. Sipas traditës, një fjalim të shkurtër mbajti deputeti më i moshuar - Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij për të qenë të përgjegjshëm. Ai vuri në dukje se rruga më e lehtë është agresioni dhe mohimi, por nënvizoi se agresioni lind vetëm agresion. " E dimë gjithashtu se të zhytur në kriza dhe probleme të përditshme shpesh humbasim drejtimin”, shtoi doajeni i Parlamentit.
Përfaqësuesit e popullit u betuan se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, më pas dëgjuan himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Evropës. Deputetët e partisë “Vëzrazhdane” u ulën kur filloi “Oda e Gëzimit”.
E ndërsa në Kuvend përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare mbajnë fjalimet e tyre, rreth godinës janë mbledhur dy grupe protestuesish.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..