Në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, propozoi Vezhdi Rashidov për Kryetar të Kuvendit Popullor, si deputeti më i moshuar dhe më i respektuar me përvojë të njohur në parlamentarizëm. Ninova bëri të ditur se është e autorizuar nga shumica në këshillin e kryetarëve në emër të BSP, GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja Bullgare”.
Megjithatë, në vend të votimit, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi një pushim pak pas përfundimit të atij të mëparshëm dhe ndezi sërish debate të ashpra dhe kundërshtime.
Në fund, mazhoranca fitoi dhe për kryetar zgjodhi Vezhdi Rashidov, i cili theksoi se e pranon pozitën në emër të Bullgarisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hir të vendit të tyre.
Kandidatura e tij mori mbështetjen e katër nga shtatë forcat politike në Kuvendin Popullor - GERB-SDS, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". 139 deputetë votuan "pro", 73 "kundër", 27 abstenuan.
Kush është Vezhdi Rashidov?
Vezhdi Rashidov, deputet i zgjedhur nga koalicioni GERB-SDS, ka lindur në vitin 1951 në Dimitrovgrad. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve për Skulpturë, ku më vonë u bë pedagog. Ka qenë Ministër i Kulturës në dy nga kabinetet e Bojko Borisovit, si dhe deputet në gjashtë parlamente.Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..