Në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, propozoi Vezhdi Rashidov për Kryetar të Kuvendit Popullor, si deputeti më i moshuar dhe më i respektuar me përvojë të njohur në parlamentarizëm. Ninova bëri të ditur se është e autorizuar nga shumica në këshillin e kryetarëve në emër të BSP, GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja Bullgare”.
Megjithatë, në vend të votimit, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi një pushim pak pas përfundimit të atij të mëparshëm dhe ndezi sërish debate të ashpra dhe kundërshtime.
Në fund, mazhoranca fitoi dhe për kryetar zgjodhi Vezhdi Rashidov, i cili theksoi se e pranon pozitën në emër të Bullgarisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hir të vendit të tyre.
Kandidatura e tij mori mbështetjen e katër nga shtatë forcat politike në Kuvendin Popullor - GERB-SDS, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". 139 deputetë votuan "pro", 73 "kundër", 27 abstenuan.
Kush është Vezhdi Rashidov?
Vezhdi Rashidov, deputet i zgjedhur nga koalicioni GERB-SDS, ka lindur në vitin 1951 në Dimitrovgrad. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve për Skulpturë, ku më vonë u bë pedagog. Ka qenë Ministër i Kulturës në dy nga kabinetet e Bojko Borisovit, si dhe deputet në gjashtë parlamente.Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..