10
Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.

"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.

Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkRaportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..