Një medalje ari dhe dy argjendi është bilanci i Bullgarisë nga Kampionati Evropian i Boksit në qytetin malazez të Budvës. Sevda Asenova fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kg, duke mundur italianen Roberta Bonatti. Bullgarja tregoi një nivel të jashtëzakonshëm dhe shtoi një medalje të tretë të artë evropiane në koleksionin e saj të nderimeve.
Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova nuk patën të njëjtin fat dhe mbetën në vendin e dytë. Në finale në kategorinë deri në 52 kg Poptoleva humbi nga ukrainasja Tetiana Kob, ndërsa në kategorinë 57 kg Kamenova nuk arriti të triumfojë ndaj Irma Testa nga Italia.Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në..