Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori i bullgarëve besarabë frymëzon një nga veprat më të rëndësishme të akademikut Nikollaj Kaufman

Foto: Facebook/drujestvo.rodolubets

Dita e bullgarëve besarabë, të cilën e shënojmë më 29 tetor, është arsyeja të kujtojmë veprën e akademikut Nikollaj Kaufman – një nga folkloristët më të mëdhenj muzikor bullgar.

Nikollaj Kaufman

Atij i detyrohemi koleksionit unik të këngëve dhe melodive instrumentale të shënuara, të cilat ai u regjistrua në fshatrat bullgare në Moldavi, si dhe në fshatrat përreth Bollgradit, Odesas, deri në rajonin e Azovit. Përderisa ishte gjallë Nikollaj Kaufman thoshte se e vlerëson veçanërisht këtë punë të tij, pasi arriti të grumbullonte materiale jashtëzakonisht të pasura nga mbartësit e folklorit të cilën prej kohësh kanë ndërruar jetë. Siç dihet, bashkatdhetarët tanë nga Besarabia u larguan nga kufijtë e Bullgarisë në vite të ndryshme, me zhvendosjen më masive në vitet 1828-1830. Për herë të parë shkencëtari i takoi në vitin 1968, kur shoqëroi një ansambël që interpretonte aranzhimet e tij të këngëve popullore.  Atëherë ai regjistroi njëqind mostra nga bullgarë, emigrantë nga rajoni i qytetit Sliven. Shkon fshat më fshat, bisedon me njerëzit, i predisponon të kujtojnë tekste dhe melodi të vjetra. Duke u kthyer, pothuajse menjëherë (me fjalët e tij) ai arriti të përgatiste për shtyp “Këngët popullore të bullgarëve nga Bashkimi i Republikave Sovjetike - Ukrainë dhe Moldavi” dhe i dërgoi për shtyp në të njëjtin vit 1971. Ata u botuan mjaftë më vonë mezi në vitin 1982. Libri është në dy vëllime dhe përmban rreth 2600 këngë popullore dhe melodi instrumentale. Edhe më sot ai është një burim i pashtershëm i informacionit, një pikënisje për studiuesit dhe një material i paçmuar për kompozitorët.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD