Në mëngjesin e 1 nëntorit, dronët rusë goditën qendrën rajonale ukrainase të Poltava. Shtëpitë e civilëve u goditën dhe një zjarr shpërtheu në vendin e shpërthimeve, njoftoi kreu i administratës ushtarake, Dmitri Lunin. Një pjesë e madhe e dronëve u rrëzuan, raporton UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se nga 55 raketat ruse të lëshuara më 31 tetor kundër qyteteve të Ukrainës, 45 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Në ditën e 250-të të luftës, Zelenski njoftoi se Rusia ka gjuajtur 4500 raketa në vendin e tij. Duke folur për Shoqatën e Avokatëve Ndërkombëtarë, ai shprehu shpresën se ata që janë përfshirë në krimet e luftës do të mbahen përgjegjës përpara një gjykate të posaçme.
Një nga raketat ruse të lëshuara në Ukrainë më 31 tetor, u ul në Moldavi. Si përgjigje, Kishinau dëboi një diplomat rus nga vendi.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin pranoi se granatimet e fundit masive të qyteteve ukrainase janë si hakmarrje për sulmin ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar. Putin komentoi para gazetarëve: "Është pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, raporton Interfax.Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..