Në mëngjesin e 1 nëntorit, dronët rusë goditën qendrën rajonale ukrainase të Poltava. Shtëpitë e civilëve u goditën dhe një zjarr shpërtheu në vendin e shpërthimeve, njoftoi kreu i administratës ushtarake, Dmitri Lunin. Një pjesë e madhe e dronëve u rrëzuan, raporton UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se nga 55 raketat ruse të lëshuara më 31 tetor kundër qyteteve të Ukrainës, 45 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Në ditën e 250-të të luftës, Zelenski njoftoi se Rusia ka gjuajtur 4500 raketa në vendin e tij. Duke folur për Shoqatën e Avokatëve Ndërkombëtarë, ai shprehu shpresën se ata që janë përfshirë në krimet e luftës do të mbahen përgjegjës përpara një gjykate të posaçme.
Një nga raketat ruse të lëshuara në Ukrainë më 31 tetor, u ul në Moldavi. Si përgjigje, Kishinau dëboi një diplomat rus nga vendi.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin pranoi se granatimet e fundit masive të qyteteve ukrainase janë si hakmarrje për sulmin ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar. Putin komentoi para gazetarëve: "Është pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, raporton Interfax.Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..