Sivjet mbushen 100 vjet nga krijimi i i Rapsodisë “Vardar” – një nga veprat më me popullaritet bullgare, e njohur në një shumëllojshmëri transkriptimesh. Një muzikë e kompozuar me thellësi, magjepsëse, festive, kolorite – siç është në përgjithësi krijimtaria e kompozitorit Panço Vlladigerov. Dhe me siguri kjo është vepra më e njohur e këtij kompozitori, pianist dhe dirigjent bullgar.
Njëqind vjet më parë, atëherë 23-vjeçari Panço Vlaldigerov ende jetonte në Berlin. Pasi filloi shkollimin muzikor në Bullgari, në vitin 1914, së bashku me vëllain e tij binjak - violinistin Ljuben Vlladigerov, ata shkuan në kryeqytetin gjerman, ku studionin me mësues të famshëm. Kompozitori fitoi dy herë çmimin prestigjioz Mendellson të Universitetit të Berlinit. Më 1918 - për koncertin e tij të parë për piano, opus 6 dhe më 1920 - për “Tri Përshtypje”.
Jo më pak mbresëlënës është fakti se dirigjenti i madh Herbert von Karajan edhe si student ekzekutonte vepra të Panço Vladigerovit dhe në vitin 1926 u diplomua me Koncertin e tij № 1 për piano.
Siç dihet kompozitori punonte në Deutsches Theater(në periudhën e viteve 1920 - 1932), me ftesë të vet regjisorit teatror Maks Rajhard. Në vitin 1922 Panço Vlladigerov kompozoi Rapsodinë “Vardar”, e cila në variantin e parë ishte për violinë dhe piano. Historinë e kompozimit të rapsodisë e tregon vet Vlladigerov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Në vitin tjetër, 1923, vepra u botua nga Universal Edition me emrin Rapsodi Bullgar “Vardar”. Vite më vonë, në 1928, Vlladigerov e orkestroi për një orkestër të madhe simfonike, bëri disa transkriptime të tjera dhe në vitin 1971 Ljuben Vlladigerov ripunoi Rapsodinë “Vardar” për dy violina solo.
Kjo shkurtimisht është historia e kësaj vepre, që ekzekutohet në të gjithë botën dhe që u bë emblematike jo vetëm për autorin e saj, por edhe për kulturën muzikore bullgare.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”