Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 13°, në Sofje – 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, me vranësira të shtuara nga veriperëndimi, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Mbetet i ngrohtë për stinën dhe temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet rreth 20°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, ajri dhe uji i detit do të jenë pothuajse të barabartë në temperaturë - rreth 17°. Në jug temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë deri në 20°. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.
Në male do të mbajë vranësira të pjesshme. Në vende të izoluara do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m deri në 10°
Ditën e premte moti do të mbetet i pandryshuar.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..