U shpallën fituesit e çmimeve "Lira e Kristaltë" për vitin 2022. Themeluar në vitin 1996, ato jepen çdo vit nga Unioni i Artistëve Bullgar të Muzikës dhe Valleve dhe Radio Classic FM për arritje të jashtëzakonshme në muzikë, performancë dhe në artin e kërcimit. Këtë vit në rubrikën POP DHE ROCK MUZIKA çmimi prestigjioz iu dha grupit vokal “Spektrum”. Grupi mori çmimin "Lira e Kristaltë" për albumin “Singerprints”, i cili pati një premierë koncerti në shtator 2021. Albumi u nominua për çmimet prestigjioze CARA për prodhimin bashkëkohor të regjistrimit a cappella në dy kategori - "Albumi më i mirë evropian" dhe ˮAlbumi më i mirë folklorik”; si dhe për shfaqjet e "Spektrum" në kuadër të festivaleve “A to JazZ”, "Vera e Varnës", “Singing Bridges” në Novi Sad të Serbisë etj.
Në vitin 2022, Borjana Jordanova, Vesella Morova, Daniell Nikollov, Janko Jankov dhe Konstantin Bejkov festojnë dhjetë vjet nga krijimi i grupit a cappella. Këngëtarët organizojnë një koncert me këtë rast më 17 nëntor në kinemanë "Lumiere" në Sofje dhe premtojnë një udhëtim emocional retrospektiv në historinë e "Spektrum" - që nga fillimi, kur performuan si oktet, pas kësaj duke pasur shfaqje në mbrëmjen e paharrueshme të koncertit të grupit legjendar "Manhattan Transfer" në Sofje, duke incizuar albumin e tyre debutues "Cross Point", e deri në eksperimentet e tyre të funditmuzikore.
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..