Më 3 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Pimen Zografski. Piktori i famshëm i ikonave dhe ndërtuesi i tempujve lindi në Sofje në vitin 1540. Me emrin laik Pavel, ai studioi në tempullin antik - rotondën e "Shën Gjergji". Pas vdekjes së prindërve, ai dha pasurinë e tij dhe shkoi në Manastirin e Zografit në Malin Athos. U bë murg dhe jetoi si vetmitar. Në moshën 55-vjeçare iu shfaq Shën Gjergji dhe e urdhëroi të kthehej te bullgarët si udhëheqës shpirtëror. Në vazhdim të shumë viteve Shën Pimen vizitonte tokat bullgare, predikonte, ndërtonte dhe rinovonte tempuj dhe manastire, duke i dekoruar me piktura murale. Ai punoi gjithashtu si transkriptues tekstesh dhe piktor miniaturësh. Deri në vdekjen e tij në Manastirin e Çerepishit në vitin 1620, Shën Pimen Zografski ndërtoi 300 kisha dhe 15 manastire. Festa e shenjtorit shënohet edhe si Dita e piktorëve bullgarë.
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..