Një bullgare që nuk e ka përjetuar kurrë luksin në jetën e saj është sot në mesin e gjuetarëve të diamanteve në botë, shkruan gazeta britanike “Express”. 46-vjeçarja Julia Castelli u rrit në qytetin Radomir, afër kryeqytetit, në një familje të një bullgari dhe një ruseje. Sot ajo jeton në Londër, por shpesh duhet të udhëtojë nëpër botë në kërkim të bizhuterive unike për klientët e saj të pasur. Marrëveshja e saj më e madhe ishte një diamant për 20 milionë paundë. Në një intervistë për “24 Çasa”, Julia tha se kjo ka ndodhur në vitin 2008 për një klient privat, por nukzbuloi detaje, pasi konfidencialiteti është një element shumë i rëndësishëm në punën me diamantet. Bullgarja nisi të mësonte të gjitha gjërat e sipërmarrjes së bizhuterive në Nju Jork, ku fillimisht shkoi për të punuar në një dyqan bizhuterish. Kur u largua nga vendlindja, ajo ishte 25 vjeçe, sapo kishte mbaruar për ekonomi në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje, por tashmë kishte marrë dituri të mira ekonomike.
“Pas rënies së sistemit socialist, prindërit e mi provuan gjëra të ndryshme, në të cilat i ndihmuam unë dhe vëllai. Kishim një kafene dhe një dyqan ndriçimi. Importonim edhe makina nga Evropa Perëndimore dhe unë bashkë me babanë dhe vëllain duhej të merrja pjesë në sjelljen e tyre në Bullgari”, thotë Julia. Meqenëse diamantet nuk shiten çdo ditë, Julia merret edhe me organizimin e udhëtimeve ekzotike për klientët e saj të pasur. Udhëtimi është një tjetër pasion i saj, në të cilin bullgarja ka investuar ndër vite shpirtin e saj sipërmarrës dhe ka fituar shumë përvojë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..
Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..