Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Ish-kryeministrit Kirill Petkov: Rikthimi i fletëve të votimit në letër është turp

Foto: BGNES

Ish-kryeministri dhe bashkëkryetar i formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov e u shpreh ashpër kundër synimit të disa partive për të rikthyer fletëvotimet në letër. Sipas tij, me një sistem të përzier - letër dhe makineri, ka një mënyrë tjetër për të kontrolluar votën e paguar. Përpara televizionit Nova, Kirill Petkov dha një shembull për zgjedhjet e vitit 2015, kur kishte mbi 460 mijë fletë të pavlefshme. Ndërkohë, para Kuvendit Popullor u zhvillua një protestë kundër rikthimit të mënyrës së vjetër të votimit. Aktivistët e disa partive dhe lëvizjeve jashtëparlamentare shpërndanë kopje të shënimeve të gabuara të zgjedhjeve në të cilat u përdorën fletëvotimet në letër. “Ne jemi këtu për të rënë zilen se status quo-ja po kthehet me bashkëpunimin e koalicionit letrar GERB, DPS, BSP dhe "Ngritja Bullgare", komentoi kryetarja e “Ngrihu Bulgaria” Maja Manollova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD