Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koprivshtica për fillestarë, ose si të kaloni një fundjavë në të kaluarën

Çdo vit, rreth 200 mijë turistë mbërrijnë në qytet për të ecur nëpër kalldrëmet e lashta me shtëpi të Rilindjes të renditura përgjatë tyre, muze, taverna, hotele familjare dhe dyqane të vogla suveniresh

7
Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Koprivshtica është një xhevahir i vërtetë arkitekturor për shkak të pamjes së ruajtur që nga shekulli i XIX. Ndryshe nga vendbanimet e tjera historike në vendin tonë, këtu nuk do të shihni asnjë shenjë neglizhence. Rrugët janë të pastra, dhe shumica e shtëpive janë rinovuar së fundmi dhe shkëlqejnë me ngjyra të ndezura në sfondin e kodrave të gjelbra të malit Sredna Gora. Qyteti është krenar për edukatorët dhe luftëtarët e tij për çlirimin kombëtar nga sundimi osman.

Kryesisht prindërit vijnë për t’u treguar fëmijëve të tyre qytetin Koprivshtica dhe për t’u dhënë atyre mësimet e para të historisë bullgare, sepse ajo tregon shumë me muzetë e saj” - thotë Marijana Collovska nga Qendra lokale e Informacionit Turistik.

I shtrirë nja njëqind kilometra larg Sofjes, qyteti është një destinacion ideal i fundjavës për banorët e kryeqytetit dhe për turistët e huaj që zbarkojnë në aeroportin e Sofjes për një ekskursion të shkurtër në Bullgari. Dhe më i gjallëruar është qyteti gjatë Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore. Këtë verë, më shumë se 6000 pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria u prezantuan në të.

Shikoni video-turin tonë në qytetin e bukur të Rilindjes, Koprivshtica. Videoja u filmua gjatë Tubimit të XII-të Kombëtare të Krijimtarisë Popullore këtë verë:

Por ajo që të bën përshtypje të fortë janë ngjyrat e qytetit Koprivshtica.

“Para disa vitesh fola me një restaurues dhe ai më tha se sipas të dhënave të vjetra, çdo shtëpi dhe ngjyra e saj korrespondonin me profesionin e pronarit. Për shembull, një shtëpi me ngjyrë kafe ishte në pronësi të mbarështuesit kryesisht të deleve dhe tregtarëve të bagëtive të imta. Në fasadat e jashtme mbizotërojnë ngjyra e verdhë, blu e fortë dhe e kuqja e errët si dekor. Dhe njerëzit, edhe në ditët e sotme, kur restaurojnë shtëpitë e tyre, i lyejnë fasadat me këto ngjyra.”

Në shtëpinë piktoreske të familjes Ljutovi, do të shihni një koleksion velenxash autentike leshi jo të endura tradicionalisht, por të punuara me teknikën e quajtur bullgarisht “pllësti”. Nëse dëshironi, mund të mësoni hollësitë e kësaj teknike të vjetër nën drejtimin e një mjeshtreje vendase në oborrin e shtëpisë. Tek Ura Kallëçev, ku u dëgjua krisma e parë e cila e vuri fillimin e Kryengritjes së Prillit (1876), ka edhe demonstrata të njëjta.

“Çfarë është pllësti? Është bërë prej leshi natyral. Çdo shtresë shtrohet me ujë të ngrohtë me sapun dhe rrihet mbi të. Kështu mbivendosen shtresë mbi shtresat - thotë Marijana Collovska. – Kemi shumë velenxa origjinale të punuara në këtë mënyrë që datojnë nga shekulli i 19-të. Madje disa prej tyre kanë edhe vitin e prodhimit. Për çfarë përdoreshin? Më shpesh këto janë mbulesa të trasha, që vendoseshin në tokë në mbrëmje dhe me një batanije të përbashkët sipër, e gjithë familja shkonte për të fjetur. Gratë e qytetit Koprivshtica njiheshin gjithashtu si mjeshtre të dantellave të quajtura kene. Në shtëpinë e familjes Ljutovi do të shihni një koleksion të këtyre dantellave origjinale të qepura me gjilpërë.

Ecja përgjatë shtigjeve të malit Sredna Gora, shëtitjet me karroca me gomar apo hipur mbi kalë në rrethinat janë disa nga atraksionet që do të larmojnë fundjavën tuaj në këtë pjesë të tokës bullgare të ngrirë në kohë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto dhe video: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lagja e Plovdivit të Vjetër

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..

botuar më 25-01-11 10.10.PD

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD