Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..