Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..