Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e Kievit u paralajmëruan për një evakuim të mundshëm

Foto: EPA/BGNES

Banorët e Kievit duhet të jenë gati të largohen nga qyteti nëse ka një ndërprerje të plotë të rrymës elektrike, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko. Javët e fundit, miliona ukrainas kanë qenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat dhe dronët rusë kanë goditur infrastrukturën jetike. Për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar riparimet, është futur një mbyllje periodike e furnizimit me energji elektrike. Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave të energjisë.

Presidenti Volodimyr Zelenski paralajmëroi se, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufte, Rusia po furnizohet me raketa iraniane për të përsëritur sulmet masive në infrastrukturën ukrainase, kryesisht atë të energjisë. Zelenski shtoi se pa mbështetjen e Teheranit për Moskën, Ukraina do të ishte tashmë më afër paqes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD