Banorët e Kievit duhet të jenë gati të largohen nga qyteti nëse ka një ndërprerje të plotë të rrymës elektrike, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko. Javët e fundit, miliona ukrainas kanë qenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat dhe dronët rusë kanë goditur infrastrukturën jetike. Për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar riparimet, është futur një mbyllje periodike e furnizimit me energji elektrike. Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave të energjisë.
Presidenti Volodimyr Zelenski paralajmëroi se, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufte, Rusia po furnizohet me raketa iraniane për të përsëritur sulmet masive në infrastrukturën ukrainase, kryesisht atë të energjisë. Zelenski shtoi se pa mbështetjen e Teheranit për Moskën, Ukraina do të ishte tashmë më afër paqes.Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..