Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB mbeti në izolim për dorëheqjen e kërkuar të ministrit të brendshëm

Foto: Ani Petrova

Për shkak të policit të vrarë në kufirin me Turqinë, DanielL Mitov nga GERB kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev dhe kryesekretarit të ministrisë.

Nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk e mbështetën këtë kërkesë. “Ne duhet t’i zgjidhim problemet dhe të mos fokusohemi në një person që është në pushtet për disa muaj”, tha bashkëkryetari Kirill Petkov.

“Kur të zgjidhet një kabinet i rregullt, qeveria në detyrë do të largohet automatikisht. Pra, ata deputetë që kërkojnë dorëheqje të ministrave tekinkë, le t’i thërrasim të formojnë një kabinet të rregullt”, komentoi kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë  Mustafa Karadajë.

Dorëheqja e Demerxhievit nuk do ta zgjidhë problemin, tha kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD