Krahasuar me vitin e kaluar 2021, viti aktual 2022 po bëhet më i mirë për turizmin vendas, njoftoi BTA. Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, gjatë forumit “BG TURIZËM – DIMËR 2022/2023” në Bansko, të organizuar nga BTA, theksoi se ajo që ka Bullgaria në raportin çmim-cilësi është vërtet e mirë. Operatorët tanë turistikë raportojnë interes të madh nga Mbretëria e Bashkuar, me mbi 30 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe nga Rumania - me mbi 7 për qind. Ministria nisi gjithashtu një fushatë për të promovuar turizmin bullgar në disa vende, e para prej të cilave ishte Polonia. Takime planifikohen edhe në Izrael, Britaninë e Madhe, Gjermani, Çeki dhe Hungari. Ato do të realizohen para fillimit të sezonit.
“Po zhvillojmë takime në pesë vende me përfaqësues të biznesit për të treguar se shteti e mbështet turizmin”, tha ministri. Në këtë drejtim, ai theksoi edhe rolin e mesazheve pozitive për turizmin bullgar dhe njoftoi nismat e reja për promovimin e tij në partneritet me Radion Kombëtare Bullgare, nëpërmjet programeve podkaste audio dhe video në 11 gjuhë. Synimi është të thellojmë reklamimin e pushimoreve tona verore dhe dimërore. Kjo nismë do të financohet nga departamenti, ndërsa turizmi bullgar do të reklamohet edhe në “Euronews”.
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..