Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 nëntorin

Ftohja e motit po vazhdon

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kryesisht në gjysmën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në skajet juglindore do të ketë kushte për sasi të konsiderueshme. Në mbrëmje reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja dhe me të do të vijojë të pushtojë ajri i ftohtë. Deri në mesditë, në fushën e Danubit do të jetë pothuajse e qetë dhe në vende të tjera do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 5°; maksimumi do të jetë ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje – rreth 10°.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Reshje më të theksuara do të ketë në Rodope dhe Stranxha. Në lartësinë mbi 1300-1400 m reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Do të fryjë mesatare, në zonat e larta dhe të hapura dhe erë e përkohshme e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m – rreth minus 1°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, më të dendura gjatë mesditës në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 16°, kurse uji i detit 16-17°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 balle.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..

botuar më 25-02-25 5.51.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD