Në kryeqytetin e Turqisë filluan bisedime ruso-amerikane, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov, duke iu referuar botimit “Komersant”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ripohoi informacionin, me saktësimin, se nismëtar i bisedimeve është pala amerikane. Kanalet ruse në rrjetin social “Telegram” njoftojnë, se në konsultimet po shqyrtohen variante të marrëveshjes paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa në delegacion është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Narishkin, thekson gjithashtu korrespondenti ynë.
Ndërkohë në Bali kryetari i takimit të liderëve nga G-20, presidenti indonezian Joko Widodo bëri thirrje për unitet gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit, transmetoi BTA, duke cituar Reuters. Sipas fjalëve të Widodo, blloku nuk duhet të lejojë që bota të bjerë në një tjetër luftë të ftohtë dhe konflikti duhet të përfundojë. Përndryshe, do të jetë e vështirë për botën të ecë përpara, tha Widodo, pa përmendur konkretisht luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të hapjes së forumit. Sipas tij, konflikti ka një ndikim shumë të fortë në furnizimin me ushqime dhe burime energjie dhe bota po përballet me një sërë krizash që intensifikojnë rivalitetet. Indonezia po punon për të kapërcyer dallimet e mëdha midis vendeve, tha gjithashtu presidenti indonezian, duke shtuar se të njëjtën frymë duhet të tregojnë edhe vendet pjesëmarrëse, sepse bashkëpunimi nevojitet më shumë se kurdoherë tjetër për të shpëtuar botën.
Në të njëjtën kohë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova përgënjeshtroi njoftimet e mediave perëndimore, se ministri Sergej Llavrov u shtrua në një spital në ishullin indonezian Bali. Në një video amatore të përhapur nga Zaharova, Llavrov u bëri thirrje “gazetarëve perëndimorë të jenë më të sinqertë se sa janë, të shkruajnë të vërtetën më shpesh dhe të mos kufizohen në reportazhet e tyre mbi një këndvështrim”, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë.
Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në..
Bullgarët renditen të tretët midis 30 vendeve evropiane për sa i përket jetëgjatësisë në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat. Bashkatdhetarët tanë jetojnë me shëndet të mirë për një mesatare prej 68.6 vjetësh dhe..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse. Eventi, i cili është nën patronazhin e kryetares së bashkisë Dve Mogili Marieta Petrova, do të fillojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse...
Bullgarët renditen të tretët midis 30 vendeve evropiane për sa i përket jetëgjatësisë në një gjendje të mirë shëndetësore, sipas të dhënave të..