Nga data 17 deri më 20 nëntor, Qendra Rajonale për Arte Bashkëkohore “Toplocentralla” do të presë një ngjarje teatrore jo standarde – “Festivali Evropian Teatral Playback Sofja 2022”. Të gjitha shfaqjet në hapësirën artistike të kryeqytetit do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Teatri Playback (to play it back – ta luash përsëri) është një teatër improvizues i bazuar në historitë personale të njerëzve nga publiku. Muzika për to realizohet drejtpërdrejt dhe spontanisht. Ky zhanër ka strukturë, formë dhe ritëm, por nuk ka skenar. Aktorët përdorin aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të kuptuar përvojat e të tjerëve, në mënyrë që të kenë sukses në "kthimin" e historive të treguara përmes krijimtarisë së tyre. Në përgjithësi, teatri “Playback” u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin rolin e tyre – qoftë pjesëmarrës, protagonist apo spektator.
Programi i festivalit përfshin ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe 9 grupe, 18 seminare, 9 performanca etj. Do të marrin pjesë formacione teatrore dhe aktorë nga Bullgaria, Hungaria, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Zvicra. Janë të ftuar 27 trajnerë nga disa kontinente, njoftuan organizatorët nga shoqata “Krijuesit” dhe teatri Playback “Këtu dhe tani”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Playback Theatre "Here and Now"Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..