Gjatë takimit me deputetët nga “Ngritja bullgare” për çështjet që kanë të bëjnë me buxhetin, kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova bëri thirrje për një marrëveshje për ndryshime të arsyeshme ndërmjet leximit të parë dhe të dytë të buxhetit. Synimi është që të ketë garanci se nuk do të ketë vështirësi financiare kur të zgjatet për vitin e ardhshëm. Sipas Ninovës, “shumicat lundruese janë jashtëzakonisht të rrezikshme”, dhe bisedimet për një qeveri nuk po shkojnë mirë. Ndërsa kontradiktat dhe përplasjet politike vazhdojnë, po humbet koha për buxhetin, theksoi Ninova, duke shtuar: “Nuk mund t’i lëmë njerëzit në këtë gjendje gjatë dimrit”.
Lideri i “Ngritja Bullgare” Stefan Janev, nga ana e tij, insistoi në një qasje sistematike, në mënyrë që ndryshimet të jenë të balancuara dhe kostot sociale të mos jenë në kurriz të kredive të reja. Në të njëjtën kohë, duhet menduar edhe për një shumicë për të mbështetur një qeveri, theksoi Janev.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..