Përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të avancuar drejt rajonit të pushtuar të Luganskut po vazhdojnë. Të shtunën dhe të dielën, luftimet u zhvilluan rreth 12 vendbanimeve kryesore përgjatë frontit në krahinë, njoftoi komanda ukrainase, e cituar nga UNIAN. Në bregun e majtë të Dnieperit, pushtuesit rusë vazhdojnë të plaçkitin dhe të nxjerrin pajisje industriale dhe prona të plaçkitura civile me goma. Luftimet në Donbas mbeten më të ashprat, ku forcat ruse po përpiqen të përparojnë në Bahmut dhe Avdeevka gjatë gjithë kohës, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Që nga fillimi i luftës, Rusia ka gjuajtur rreth 4700 raketa në Ukrainë, tha Zelenski. "Qindra qytetet tona u dogjën praktikisht, mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra u deportuan në Rusi. Dhe miliona janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim në vende të tjera," tha Zelenski në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfaqësuesit e së cilës po takohen në ishullin Xherba në Tunizi.
Në 9 muaj luftë, Rusia ka humbur mbi 8000 tanke dhe transportues të blinduar në Ukrainë. Të dhënat u referohen vetëm humbjeve të konfirmuara të pajisjeve, raportoi projekti Oryx. 4927 njësi u shkatërruan, 198 u dëmtuan, 300 u braktisën dhe 2619 u kapën. Humbjet ruse në tanke janë 1504, me 522 të kapur. Sa i përket mjeteve të blinduara, humbjet janë 2466, nga të cilat 798 u kapën.Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..