Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin dhe pema e zbukuruar në qendër të tregut Krishtlindjeve të fton me shkëlqimin dhe bukurinë e saj.
Irene dhe Beatriz janë studente nga Madridi, të cilat janë në Sofje që nga shtatori në kuadër të programit Erasmus+. Ato së bashku me Àngel dhe Andréa /at dhe bijë/ na treguan përshtypjet e tyre.
“Tregu gjerman i Krishtlindjeve në Sofje na ndihmoi të takohemi dhe të bashkohemi”, thanë me buzëqeshje dy vajzat dhe Àngel dhe Andréa shtuan: “Ky është ai, shpirti i vërtetë i Krishtlindjes!”.
A ka ndonjë ndryshim midis tregjeve të Krishtlindjeve në Sofje dhe atyre të Madridit dhe cila është përshtypja e parë e turistëve spanjollë nga kryeqyteti i Bullgarisë?
"Njerëzit në Bullgari mund të jenë më të gëzuar dhe të buzëqeshur, më të shkujdesur dhe më pak seriozë, dhe tregu i Krishtlindjeve mund t’i ndihmojë për ta arritur këtë qëllim."
Jochen Bremme organizoi Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve në Sofje për të dymbëdhjetën herë radhazi. Pazari startoi si një nismë për të mbushur boshllëkun në zemrën e të huajit ndaj vendlindjes. Përgatitja e pazarit mblodhi të gjithë komunitetin gjermanishtfolës të qytetit që në fillim. “Ne donim të krijonim një atmosferë para Krishtlindjeve”, thotë Breme.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë tipike gjermane.Mirëpo, a mundet kjo traditë t’i bashkojë njerëzit në Sofje, apo më tepër i ndan ata?
“Po, është një traditë gjermane që ka më shumë se 500 vjet.Ajo ka rrënjë të forta dhe shpresoj se do të vendoset edhe në Bullgari.Shumë bullgarë vijnë këtu dhe u pëlqen sepse kjo është një traditë shumë e bukur”.
Cilët janë vizitorët më të rregullt në Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve?
“Ka edhe bullgarë, edhe gjermanë. Ka shumë studentë gjermanë;ata vijnë këtu, sepse pazari u kujton atdheun e tyre.Natyrisht që vijnë edhe shumë turistë.Që kur e planifikojnë udhëtimin e tyre, ata pyesin nëse ka një treg Krishtlindjesh atje.Disa vijnë posaçërisht për këtë ngjarje.”
Traditat e Krishtlindjeve në Bullgari dhe në Gjermani ndryshojnë, por Jochen Bremme dhe familja e tij (gruaja e tij është bullgare) përpiqen t'i bashkojnë ato.
“Unë e dekoroj pemën e Krishtlindjes më 24 dhjetor në mëngjes me birrë në dorë, por në mbrëmje festojmë në stilin bullgar me një numër tek të pjatave pa yndyrë.Në Krishtlindje shërbehen gjithmonë gatime gjermane - piqet një patë dhe në fund të festave hamë bukë sipas një zakoni të vjetër bullgar, i cili është një nga zakonet më të preferuara nga unë”. Tregu Gjerman i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur deri më 22 dhjetor në vendndodhjen e tij të zakonshme - Sheshin e Princit Aleksandër I Batenberg.Çfarë i uron Jochen Bremme bashkatdhetarëve të tij në Bullgari dhe të gjithë njerëzve në botë?
“I uroj paqe, sigurisht dhe shëndet, por mbi të gjitha paqe – më e rëndësishmja është të jetojmë në paqe dhe qetësi, kjo që po ndodh në botë më tremb...”
Redaktoi: Vlladimir Çerkezov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Video dhe foto: Stanislava Gaydazhieva
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..