Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”.
Që nga fillimi i armiqësive, centrali ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës më shumë se një herë. Rreth tij vazhdojnë luftimet, gjë që krijon rreziqe aksidenti. Kujtojmë se situata e nxehur rreth termocentralit u bë shkak që Misionii Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës të inspektojë objektin në terren në fillim të shtatorit. Edhe atëherë, ekspertët konstatuan një sërë shkeljesh në komponentët që garantojnë sigurinë bërthamore të centralit dhe kërkuan krijimin e një zone sigurie rreth tij. Sipas kreut të “Rosatom”, agjencia përsëri insistoi në përcaktimin e zonës, por kushtet ruse ishin që Ukraina të ndalonte granatimet dhe të mos përpiqej të rimarrë kontrollin e uzinës. Nga ana e saj, Rusia do të angazhohet të mos vendosë asnjë armë apo forcë sulmuese, vetëm mjete të mbrojtjes fizike dhe monitorimit të objektit.
Ideja e një zone sigurie rreth uzinës mbështetet edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili së fundmi njoftoi se është gati të ndërmjetësojë shkëmbimin e robërve të luftës nëse palët dëshirojnë.
Dje, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 50 robër lufte secila. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga fillimi i luftës janë raportuar më shumë se 15 mijë persona të zhdukur.Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..