Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Klementin e Ohrit, një nga Shtatë Shenjtorët e Shenjtë - nxënës të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilët kontribuan në krijimin e alfabetit sllav. Ai ishte gjithashtu peshkopi i parë që predikoi në gjuhën e vjetër bullgare dhe themeluesi i Shkollës Letrare të Ohrit. Nuk është rastësi që universiteti i parë në Bullgari - Universiteti i Sofjes, i themeluar në vitin 1888, mban emrin e tij. Në festën patronale të universitetit tonë më të madh do të dorëzohen certifikatat e profesorëve të zgjedhur gjatë 12 muajve të fundit, si dhe çmimet për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore. Në festën speciale në universitet do të ndahet edhe Çmimi i Bashkisë së Kryeqytetit për Studiuesin e Ri më të Mirë të Alma Mater për vitin 2022.
Baza polare bullgare në ishullin Livingston në Antarktidë gjithashtu e ka emrin e Shën Klememtit të Ohrit për nder të shenjtorit.
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..