Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë ditën e Shën Klementit të Ohrit

Foto: BGNES - arkiv

Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Klementin e Ohrit, një nga Shtatë Shenjtorët e Shenjtë - nxënës të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,  të cilët kontribuan në krijimin e alfabetit sllav. Ai ishte gjithashtu peshkopi i parë që predikoi në gjuhën e vjetër bullgare dhe themeluesi i Shkollës Letrare të Ohrit. Nuk është rastësi që universiteti i parë në Bullgari - Universiteti i Sofjes, i themeluar në vitin 1888, mban emrin e tij. Në festën patronale të universitetit tonë më të madh do të dorëzohen certifikatat e profesorëve të zgjedhur gjatë 12 muajve të fundit, si dhe çmimet për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore. Në festën speciale në universitet do të ndahet edhe Çmimi i Bashkisë së Kryeqytetit për Studiuesin e Ri më të Mirë të Alma Mater për vitin 2022.

Baza polare bullgare në ishullin Livingston në Antarktidë gjithashtu e ka emrin e Shën Klememtit të Ohrit për nder të shenjtorit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD