Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fushatë e re tërheq vëmendjen ndaj tre specieve të rrezikuara në Bullgari

Shqiponjën perandorake
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve njoftoi një mision të ri në shkallë të gjerë për të shpëtuar tre specie kafshësh të rrezikuara. Bëhet fjalë për shqiponjën perandorake (Aquila heliaca), skifterin e gjahut (Falco cherrug) dhe citeli evropian (Spermophilus citellus), popullsia e të cilave është zvogëluar në mënyrë drastike gjatë shekullit të kaluar. Vitet e fundit, me shumë përpjekje, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve arriti të rrisë numrin e shqiponjave mbretërore në Bullgari në rreth 35 çifte mbarështuese, por skifterët e gjahut në vendin tonë janë ende të numëruar me gishta. Ushqimi i preferuar i këtyre shpendëve madhështor është citeli evropian, i cili gjithashtu është në prag të zhdukjes për shkak të bujqësisë intensive. Një nga vendet më të përshtatshme për të tre speciet është mali Sakar (Bullgaria Juglindore), ku aktualisht bëjnë fole shumica e shqiponjave mbretërore në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit, me donacione dhe ndihma evropiane, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve ka blerë parcela toke në Sakar, ku rriten bagëti, janë vendosur fole artificiale për shpendët grabitqarë dhe ka koloni të citelit evropian.

Qëllimi i fushatës është të rrisë 'pronat' e shqiponjës mbretërore, skifterit të gjahut dhe citelit evropian në Sakar, duke blerë 100 hektarë të tjerë tokë. Çdo levë e dhuruar është afërsisht e barabartë me gjysmë metër katror tjetër tokë nën mbrojtje!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD