Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaRadioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..