Shuma e kredive të shpejta të pashlyera u rrit me 23.2 për qind në fund të shtatorit krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë statistikat e Bankës Kombëtare Bullgare. Në shifra, kjo do të thotë 346.4 milionë leva (176.7 milionë euro) kredi me probleme – me 65.3 milionë leva (33.3 milionë euro) më shumë se një vit më parë. Kërkesa për kredi të shpejta në vitin 2022 po rritet, duke arritur nivelet para Covid. Mbi 70 për qind e shumave u janë dhënë familjeve.
Në fund të tremujorit të tretë, numri i depozitave bankare të individëve mbi bazë vjetore u ul me 2.9 për qind, por në të njëjtën kohë u rrit sasia e parave të investuara në banka, sipas analizës. Mbizotërojnë depozitat nga 50 000 leva (25 500 euro) dhe 100 000 leva (51 000 euro).
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..