Prokuroria nisi hetimet paraprake për akuzat e kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, për votimin e manipuluar me makinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetorit të këtij viti. “Ne kemi dyshime për falsifikimin e zgjedhjeve të fundit dhe shpresoj se autoritetet dhe prokuroria do të bëjnë hetime”, tha ajo në një konferencë në Plovdiv. Sipas saj, protokollet nga makineritë dhe nga faturat e numëruara nuk përputhen. Prokuroria e shtetit iu referua vetë deklaratave të saj dhe të kryetarit të grupit parlamentar të socialistëve, Georgi Svilenski, gjatë diskutimeve në leximin e dytë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, njoftoi për BNR Prokuroria e qytetit të Sofjes. Nga aty saktësuan se me inspektimin u ngarkua Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..